-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioneri Celibashi për VOA: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të vonuara

Kryesoret

Në Tiranë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shprehu sot shqetësim për ecurinë e reformës zgjedhore dhe ndryshimet e propozuara në Kodin Zgjedhor, të cilat i cilësoi si të vonuara.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës zoti Celibashi theksoi se votimi i Diasporës duhej futur në ligj një vit më parë, sipas qëndrimeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tani mbetet për t’u parë se çfarë do të miratojë Kuvendi për këtë çështje.

Ai i bëri këto komente pas një tryeze të rrumbullakët të KQZ-së dhe OSBE-së me partitë politike dhe shoqërinë civile, ku kreu i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, bëri thirrje për reformë gjithëpërfshirëse dhe me mirëkuptim për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë për Zërin e Amerikës se ndryshimet në Kodin Zgjedhor si zakonisht bëhen në momentin e fundit, gati 6 muaj përpara periudhës zgjedhore në Shqipëri, dhe kjo ka ndikim jopozitiv në përgatitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor

“Koha në dispozicion e vendos KQZ-në në vështirësi për t’i përgatitur zgjedhjet nga çdo pikëpamje ashtu siç duhet të bëhen zgjedhjet në një vend demokratik. Kjo është një histori e përsëritur në Shqipëri, ku ndryshimet në Kodin Zgjedhor bëhen në minutën e fundit”, thotë zoti Celibashi. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit