Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Në një shkrim në Facebook, Osmani tha se aleanca me SHBA-në nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global.
“Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s. Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani.
Ndërkaq Bliken, ka përmendur Osmani derisa ka mbajtur një konferencë për media për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Kosova është një ndër tre shtetet e botës që është e kësaj nisme të ShBA-së, Blinken e falënderoi Osmani për kontributin e dhënë të saj për këtë qendër.
“Duhet të ndajmë mes vete praktikat më të mira tek “Gratë, Paqja dhe Siguria” përtej aleancës sonë sepse shtetet bëhen më stabile, më të forta dhe i japin frymë përpjekjeve për stabilitet në gjithë botën, duke përmirësuar edhe stabilitetin në vendin tonë”, ka thënë pohuar Blinken.
“Këtë vit Gratë, Paqja dhe Siguria janë krijuar në Kosovë dhe Kolumbi, dhe e kemi presidenten Vjosa Osmani që është e pranishme këtu. Presidentja Osmani ka qenë instrumentale si rëndësi në iniciativë, pra këto janë inkubatorë të ideve e inovacionit, dhe do të kemi qendër të tretë në Filipine”, ka thënë Blinken.