PS dorëzoi dje një draft me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Oerd Bylykbashi i PD-së tha se PS dështoi Reformën Zgjedhore.
“Lajmi i keq me të cilin përplaset kjo tryezë sot është fakti që PS dështoi Reformën Zgjedhore. Fakti që dështoi për dy vjet për një komision reforme, sigurisht që nuk lë të kesh hamendësime, pse edhe një grup dialogu që kishte më pak rregulla dhe garanci procedurale parlamentare të kishte sukses për tre muaj.
Përtej çdo gjëje fakti është që rekomandimet e OSBE-ODIHR sipas propozimit dhe vendimit që ka marrë partia më e madhe në parlament është që nuk do të zbatohen. Pra pas më shumë se dy vitesh nuk ka dhe nuk do të ketë reformë. Ky është lajmi i keq që kanë sot shqiptarët përtej partive politike”, tha ai.