-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimi i GJK për Komisionet, Tabaku: I rikthen Kuvendit në binarët e kushtetutës

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar sot pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Komisioneve Hetimore.

Tabaku është shprehur se ky është një hap që i jep mundësinë Kuvendit të Shqipërisë të rikthehet në shinat e funksionalitetit dhe kushtetueshmërisë.

Sipas saj fitorja, i jep shansin këtij kuvendi që të rikthehet drejt ligjshmërisë.

Reagimi i plotë: 

Rrëzimi i Ligjit për Komisionet Hetimore nga Gjykata Kushtetuese është një tjetër hap që i jep mundësinë Kuvendit të Shqipërisë të rikthehet në shinat e funksionalitetit dhe kushtetueshmërisë. Kriza artificiale që prodhoi mazhoranca në fillim duke mos lejuar ngritjen e komisioneve hetimore, pastaj duke sajuar një ligj me porosi për t’iu shmangur thelbit të ngritjes së Komisioneve u rrëzua përfundimisht sot.

Përgëzime të përzemërta koleges Çupi dhe këshilltarit ligjor në PD, Marash Logut, që edhe një herë dëshmuan drejtësinë e qëndrimit të Grupit Parlamentar të PD në lidhje me Komisionet Hetimore.

Fitorja, i jep shansin këtij kuvendi që të rikthehet drejt ligjshmërisë. Ndryshimet e njëanshme janë të destinuara të dështojnë. Uzurpimi i hapësirës kushtetuese dhe ligjore të opozitës është i destinuar të dështojë. Në sirtaret e kuvendit gjendet ende drafti që kam propozuar në emër të grupit parlamentër të Partisë Demokratike për Ligjin e Komisioneve Hetimore. Ndryshime të kryera mbas gjetjeve në komisionin e inceneratorëve dhe bisedës me ekspertët. Në drejtësinë e këtij vendimi është që kyretarja e parlamentit të nxjerrë në dritë atë propozim dhe ta diskutojmë për ta përmisuar dhe rikthyer hapësirën e cunguar opozitës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit