-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret në Finiq dhe Dropull vihen nën kontroll, rrezik masat ajrore

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas një pune të lodhshme dhe intensive nga terreni dhe ajri është përmirësuar situata e zjarrit në fshatin Grapsh në Dropull.

Megjithatë forcat operacionale të Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Finiqit, Sarandës, Himarës, Delvinës dhe Konispolit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, pasi rreziku për riaktivizimim e vatrave vijon ende si pasojë e ndryshimit të shpejtesisë së erës.

Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar vijojnë mbështetjen e tyre, ndërsa janë shtuar në këtë aksion edhe tre mjete zjarrfikëse të FA. Situata po ndiqet nga afër edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kërkoi edhe mbështetjen e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, nga i cili ofruan ndihmën e tyre tre shtete. Pritet aktivizimi i dy avionëve PZL nga Greqia, si vendi më afër vatrave të zjarrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit