Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës e gjyqit për Gërdecin. I pranishëm ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Avokati i Mediut, Ardian Visha sipas gazetares Keti Banushi është përfshirë në debat me gjyqtaren Irena Gjoka dhe prokurorin e SPAK-ut, Arben Kraja gjatë pyetjeve drejtuar ekspertit të dosjes Gërdeci.
Pjesë nga debati;
Ardian Visha: Kush ju njoftoi që do jeni ekspert për këtë çështje?
Irena Gjoka-ekspertit: Nuk do përgjigjesh.
Visha: Nuk më ndaloni dot për procedurën, për te pyetur se kush e përzgjodhi.
Debat mes Arben Krajës dhe Vishës: Ti mos bëj pyetje provokuese.
Visha: Jeni ekspert i licencuar?
Eksperti: Jo.
Irena Gjoka: I tërhiqet vëmendje Ardian Vishës, ka shkelur kodin e etikes.
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
Visha: Ku punonit ju në kohën kur u caktuat ekspert?
Eksperti: Në ministrinë e Financave
Visha: Sa kohë keni punuar për te bëre aktin?
Eksperti: Nuk e mbaj mend, disa muaj.
Visha: Sa herë jeni mbledhur gjatë kësaj periudhe?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.
Eksperti: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 17 vjet.
Visha: Ka mundësi të mos ndërhyrje asnjë njeri? Kush e ka shkruar aktin?
Visha: Mbi materialet që ju ka vënë në dispozicion prokuroria, çfarë volumi kishte materiali?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja. Bëj kujdes me pyetjet që bën.
Visha: A mund ti bëni ju pyetjet? Ne të rrejmë kot. Ku i lexonit materialet, në çfarë ambienti, në çfarë selie?
Gjoka: Nuk pranohet pyetja.









