Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person pasi kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë.
Personi me iniciale A.P., banues në fshatin Lazarat dyshohet se ka kultivuar në oborrin e banesës së tij 10 bimë narkotike kanabis sativa.
Në cilësinë e provës u sekuestruan 600 gramë kanabis sativa dhe u asgjësuan nga policia.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.