Një zjarr ka rënë në qytetin e Beratit, përkatësisht në ish-uzinën e baterive duke sjellë rrezik dhe për banesat pranë.
Pas njoftimit në marrë, në zonë janë nisur grupet e shërbimit me 4 mjete zjarrfikëse.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme me dy grupe shërbimit dhe 4 automjete u bë e mundur eliminimi i një situate që mund të kishte pasoja në banesa.
Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin e autorëve.