-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dritan Dajti para gjykatës së Elbasanit: Më lironi nga burgu

Kryesoret

I dënuari për jetë për vrasjen e katër policëve në Durrës, Dritan Dajti u paraqit ditën e sotme në gjykatën e Elbasanit, ku kërkon lirimin nga qelia.

Dajti i ka drejtuar një kërkesë gjykatës së Elbasanit, ku pretendon se dënimi i tij me 25 vite burg është kryer dhe se institucioni i vuajtjes së dënimit duhet të niste procedurën e lirimit të tij. Por pak ditë më parë Gjykata e Lartë e riktheu në burgim të përjetshëm Dritan Dajtin duke rrëzuar apelin.

Por, sipas vendimit, Dritan Dajti do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë dhe është fajtor për vrasjen e efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit