Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq Rezart Taçin për veprën penale ‘Krijimi i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në’.
Rezart Taçi krijoi skemë mashtrimi me TVSH nëpërmjet transaksioneve fiktive me shoqëritë e krijuara.
Sipas prokurorisë, rezultoi se shoqëria ‘Kuid’ shpk si agjente e shitjes me pakicë e shoqërisë ‘Taçi Oil International Trading and Supply Company’ , i ka faturuar komisione shërbimi më shumë në sasi se sa sasia e furnizuar në fakt për periudhën Maj-Dhjetor 2013.
Ai përmes kompanisë së tij dhe shoqërisë ka kredituar padrejtësisht TVSH-në me vlerë 10.399,595 lekë.
Gjithashtu me transaksion fiktiv ka rënduar shpenzimet e vitit padrejtësisht për shumën 51.997.975 lekë.