Një person ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Tales në Lezhë.
Ai ka shpëtuar nga ndërhyrja e vrojtuesve të plazhit dhe u nxor me shenja jete në breg.
Më pas është njoftuar autoambulanca dhe pushuesi është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Nuk dihet ende nëse personi në fjalë e ka kaluar rrezikun për jetën.