-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet spiunia ruse e përfshirë në ushtrinë australiane

Kryesoret

Një ushtare australiane dhe bashkëshorti i saj janë arrestuar, të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Hetuesit thonë se çifti, të dy australianë me origjinë ruse, morën materiale të Forcave të Mbrojtjes Australiane për t’i ndarë me Moskën. Policia deklaron se nuk janë zbuluar informacionet  e rëndësishme ushtarake.

Kira Korolev, teknike e informacionit në ushtri dhe bashkëshorti i saj Igor Korolev, u përballën me gjykatën në Brisbane, akuzuar për spiunazh, që mbart një dënim maksimal prej 15 vitesh burg.

Kryeministri Anthony Albanese u informua nga agjencitë e sigurisë, por nuk komentoi. Komisioneri i Policisë Federale Australiane, Reece Kershaw, tha se çifti ishte në Australi për më shumë se një dekadë. Kira udhëtoi fshehurazi në Rusi dhe udhëzoi Igor të hynte në llogarinë e saj të punës për të dërguar materiale të ndjeshme.

Shefi i agjencisë së spiunazhit, Mike Burgess, tha se kërcënimi i spiunazhit është “real” dhe se shumë vende po kërkojnë të vjedhin sekretet e Australisë. ADF tha se i merr seriozisht të gjitha shkeljet e sigurisë.

75 vite NATO, Rusia: Samiti mori rrugën e përgatitjes për luftë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit