-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Shty ta shtyjmë u bë kjo’! Salianji ndërron avokatët, zvarritet gjyqi në Apel

Kryesoret

Shtyhet sërish gjyqi në Apel për deputetin e PD-së Ervin Salianji, i cili ndërron avokatët. Në seancën e radhës në këtë gjykatë, ku deputeti kundërshton dënimin me 1 vit burg, për të u paraqitën avokatët Redi Ramaj dhe Marash Logu.

Dy avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen, duke pretenduar se ishin caktuar vetëm ditën e djeshme. Situata ngjalli reagim të avokatit të Geron Xhafajt, që e konsideroi si përpjekje për zvarritje.

“Shty ta shtyjmë u bë kjo  seancë”, tha avokati Ardian Visha. Për t’i dhënë kohë avokatëve të njihen me dosjen, seanca u shty për më 25 korrik, ora 10:00.

Seancat e kaluara të shqyrtimit të ankimit të Salianjit në Apel kundër dënimit me 1 vit burg për akuzën e “kallëzimit të rremë” kanë dështuar, kryesisht për shkak të mungesës së avokatëve, mungesa që janë arsyetuar me shkaqe objektive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit