15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD tre denoncime të forta për kryebashkiakun e Shijakut: Mori vilë

Kryesoret

Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli denoncoi sot kryetarin e bashkisë Shijak, Elton Arbana.

Sipas saj në Shijak është ndërtuar në tokë bujqësore, me leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për urbanistikën pasi kompetencat për lejet e ndërtimit e komplekseve rezidenciale i ka vetëm KKT.

Vangjeli më tej shtoi se në këmbim të kësaj leje ndërtimi kryetari i Bashkisë së bashku me 2-3 punonjës së bashkisë janë shpërblyer me nga 1 vilë secili.

Ajo gjithashtu se Bashkia Shijak në kundërshtim me ligjin depoziton mbetjet në zonë kadastrale pyjore, me distancë rreth 100 m pranë lumit Erzen, ndërmjet fshatrave Cizmeli, Shetel dhe Eminas i Vogël, duke kryer krim mjedisor pasi vetë bashkia, këtë zonë, e ka të regjistruar në inventarin e saj si zonë pyjore.

Zëdhënësja e antikorrupsionit më tej u shpreh se banorë të cilët u prekën nga tërmeti 2019 u morën tokën për të ndërtuar një supermarket. Ajo gjithashtu gjatë deklaratës së saj publikoi edhe disa pamje dhe dokumente ku sipas saj faktojnë shkeljet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit