-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri shkatërron 50 hektarë në Lurë, kërkesë për ndihmë nga ajri

Kryesoret

Prej tre ditësh vatra e zjarrit po shkatërron sipërfaqe të mëdha në fshatin Gurë Lurë të Dibrës. Zjarri ka arritur të djegë plot 50 hektarë kullota, pemë ahu dhe pishë të rrallë.

Edhe pas përpjekjeve të shumta nga efektivët e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë së Dibrës, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe shërbimit pyjor të Dibrës, nuk është arritur të kontrollohet.

Banorët dhe autoritetet vendore po bëjnë thirrje për ndihmë nga ajri, pasi zjarri po merr përmasa të frikshme për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Dëmi në ekonominë pyjore të Parkut Kombëtar “Lurë-Mali Dejës” parashikohet të jetë i madh.

Situata po shqetëson komunitetin lokal dhe përpjekjet për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe mbrojtjen e zonës pyjore të prekur vazhdojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit