Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar 13 milionë euro ndihmë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
‘13 mln € për Forcat e Armatosura të Shqipërisë në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes. Shqipëria është një partner i besueshëm për sigurinë. Vlerësim për qëndrimin e Shqipërisë në linjë me Politikën e Sigurisë e Mbrojtjes të BE. Forca Tokësore Shqiptare do marrë mjete të lehta të blinduara.’- shkruan Borrell në mediat sociale.