-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Si nuk kishte monitorim nga ajri’, Spahiu: Me ardhjen e Trump ish-ushtarët e UÇK…

Kryesoret

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” juristi Kreshnik Spahiu ka folur për atentatin ndaj Trump.

Ai ka bërë një lidhje mes një postimi të Alex Soros në janar në rrjetin social Twitter i cili ishte dekoduar si një sulm për presidentin.

“Në 21 janar në twitterin e Alex Soros është postuar një foto me një plumb dhe me 47 dollarë.
Mersazhi i Alex Soros është dekriptuar që presidenti i 47-të i Amerikës do të ketë një atentat, është bërë objekt i shumë diskutimeve ky postim.
Unë di të them që në ato misione që ruhen nga CIA apo Mosad operacionet e tyre monitorohen nga ajri.
Si ka mundësi që aty ishin FBI, CIA dhe mbrojtja speciale dhe nuk kishte monitorim nga ajri sikur ishin në Laprakë ka shumë pikëpyetje.

Opinioni ishte mbartur me teorinë që një vendim gjykatë do ja heqi të drejtën Trump. Sot një gjykatë federale  në Florida ka pranuar kërkesën e Trump për pushuar çështjen, një akuzë për Trump që përdorte dokumenta të klasifikuara në shtëpinë e tij në Mar a Lago. Akuza ishte që i përdorte privatisht për të goditur kundërshtarët politikë. Gjyqtarja federale ka delegjitimuar prokurorin special. Dhe ky është Jack Smith, që ngriti akuzën nga Hashim Thaçi. Që mendohet se është përdorur nga konjukturat anti-Trump në Europë. kur kishte përplasje edhe në kohën për marrëveshjen Serb Kosovës. Thaçi u arrestua nga Jack Smith konsiderohet si i përdorur politikisht për të eliminuar elitën kosovare që njihej si pro amerikane.

Kjo i ka dhënë goditje prokurorit Jack Smith. Lihet shteg i hapur që statusi i prokurorit të goditet. Ardhja e Trump në shtëpi të Bardhë nënkupton që pas një kohë grupi i ish UÇK do dalin e të kthehen të pafajshëm në Kosovës. Shënoje këtë sepse gjërat lidhen politikisht. Trump ka treguar se devijon nga politika tradicionale amerikane. BE është në panik nga ardhja e Trump. Edhe për çështje ekonomike. Trump në strategjinë e tij vendos tatimin për mallrat e importit nga BE që kap 2 trilion euro. Sigurisht përplasja diplomatike njihet” u shpreh Spahiu

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit