Përveç virozave stinore këtë verë po rriten dhe rastet e prekura nga coronavirus.
Në disa vende të Europës po qarkullon një nënvariant i ri KP.3 çka ka rritur numrin e të infektuarve në Shqipëri qarkullon një nënvariant i omicronit, ai që ka prekur fëmijë dhe grup-moshën 30 vjeç e lart.
Drejtorja e Institutit të shëndetit Publik Tomini thotë se kujdesi nuk duhet ulur në asnjë rast përsa i përket rregullave të higjienës pasi tek të sëmurët kronikë jo vetëm covid por edhe viruse të tjera agravojnë shëndetin e tyre.