Disa të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
Një person ka qëlluar me armë zjarri, nga raportimet e para nuk ka njerëz të plagosur.
Pritet që personi i cili qëlloi me armë zjarri të dorëzohet.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar.