Presidenti francez Emmanuel Macron ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Gabriel Attal dhe qeverisë së tij.
Attal ofroi të jepte të jepte dorëheqjen por Macron e refuzoi dhe i kërkoi që të qëndronte për një periudhë të shkurtër për të ruajtur stabilitetin.
Mirëpo Macron tetë ditë më vonë e pranoi dorëheqjen e Attalit pas një takimi në Elzsee në Paris.
Ai i kërkoi edhe një herë që të qëndronte në post derisa të formohej një qeveri e re.
“Në mënyrë që kjo periudhë të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, u takon forcave republikane që të punojnë së bashku për të ndërtuar unitet rreth projekteve dhe veprimeve në shërbim të popullit francez”, tha Elysee në një deklaratë.