Kryeministri i Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme kryetarët e bashkive për cështjen e legalizimeve duke u kërkuar që të përfshihen në këtë proces që deri tani është në duart e Kadastrës. Ai tha se prioritet duhet të kenë banesat më pas kategoritë e tjera.
“Jemi në këtë takim të nxitur nga disa deputetë të PS-së, i pari dhe më i zëshmi Erion Brace dhe të domosdoshme edhe si rezultat i faktit që me pjesën e regjistrimeve në Kadastër kemi një ecuri pozitive, por me legalizimet nuk mund të thuhet e njëjta gjë, prandaj është vendosur që bashkitë të përfshihen në proces.
Përfshirë ka një rëndësi dhe një dobi sipas nesh të posacme për faktin që jo vetëm do të shtojë forcat për të mbështetur dhe për të zgjidhur problemin e legalizimit për qytetarët por edhe do të shërbejë për të bërë monitorimin e punës në Kadastër që në sektorin e legalizimeve lë shumë për të dëshiruar. Dhe në këtë kontekst së pari janë bashkitë që do të vendosin prioritet dhe do të përcaktojnë ritmin e planit të punës së zyrës së legalizimit.
Procesi do të udhëhiqet prej jush me një staf të dedikuar që do të krijoni deri në shtator, që do të fillojë edhe si rezultat i ndihmës që AKSH-i po i jep ASHK-së për një platformë pune dixhitale dhe nëpërmjet këtij sistemi për të krijuar një mekanizëm transparence që kryetarët e bashkive të mos jenë në pamundësi për të ju ardhur në ndihmë, zyrat vendore në Kadastër të mos kenë monopolin e zgjidhjes së problemit që abuzojnë dhe shpesh herë për fat të keq nga krimbi i kërkesës për ryshfet.
Procesi ka pasur progres por një progres të pakënaqshme nëse do të shikojmë procesin e regjistrimit të pronës nga Kadastra. Përtej faktit që ligji parashikon përfundimin 2028, ne për banesat duhet të bëjmë gjithçka që procesi të përshpejtohet dhe të vendoset një rend i kohës së kërkesës. Sipas radhës e para të bëhet legalizimi i banesave” tha ai.