-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

UNESCO paralajmëron përfshirjen e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik

Kryesoret

Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO paralajmëron autoritetet shqiptare dhe ato maqedonase për një përfshirje të mundshme të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Në projekt-vendimin e sesionit të 46 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të sapo publikuar UNESCO thotë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i paraqesin Qendrës së Trashëgimisë Botërore, deri më 1 shkurt të vitit 2025, një raport të përbashkët të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes së pronës dhe zbatimin e rekomandimeve të misioneve të UNESCO-s.

UNESCO vlerëson se se “nevojat urgjente të ruajtjes së Orit kërkojnë një mobilizim të gjerë për të ruajtur vlerat universale, duke përfshirë edhe përshkrimin e mundshëm në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik”.

Në projekt-vendimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore që do të shqyrtohet në sesionin e 46 në Indi gjatë këtij muaji UNESCO “rithekson kërkesën për Shqipërinë për të hequr zyrtarisht nga parashikimet e Planit të Përgjithshëm Vendor të Pogradecit, mundësinë e zhvillimit urban në zonat përgjatë bregut të liqenit midis Pogradecit dhe Tushemishtit dhe në Lin” .

Po kështu UNESCO kërkon që nga Masterplani i Parkut Ujor të Burimit të Drilonit, të hiqet parashikimi për ndërtimin e një godine në majë të kodrës pranë Drilonit dhe të çdo infrastrukture mbi dhe rreth tij./ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit