Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një takimi me maurantët e shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë ka ftuar që të vijojnë studimet në Akademinë e Sigurisë.
Balla u shpreh se në 3 vite studimi do të marr jo vetëm diplomën por edhe gradën policore.
“Kjo do t’ju çelë një mundësi të re në jetën tuaj, jo vetëm për t’u bërë pjesë e organizatës së Policisë së Shtetit. Por sapo të mbarosh studimet në bankat e universitetit, ta kesh vendin e punës të siguruar, këtë ta ofron vetëm Akademia e Sigurisë”, tha Balla.
Ai gjithashtu theksoi se çdo i ri që ka ambicie duhet të ketë disa parakushte.
“Uniforma e Policisë së Shtetit të kërkon, pikë së pari, që duhet të punosh me ndershmëri, me profesionalizëm, me dashuri për njerëzit, komunitetin dhe me mirësjellje”, u shpreh Balla.