Kreu i grupit të PS-së Bledi Çuçi ka folur për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë.
Ai i bëri thirrje Paralamentit që të mbështesë këtë inisiativë dhe se po përpiqen që me shtetin grek të mbyllin një marrëveshje me pensionet siç ndodhi me Italinë.
“Do ishte dashur që ky ligj të ishte hequr vite më parë sic beri Greqi me Italinë. Për shkak të niveleve të mira të 2 shteteve nuk duhet të na duhen dhe 84 vite të tjera për të zhbërë ashtu si e quajti ish ministri grek një budallallëk i madh.
Inisiativa që kemi sot mbetet një përpjekje tepër domethënëse të cilin normalisht do ta mbështesimin.
Drejt për drejtë e ftojmë parlamentin e Shqipërisë që të mbështesin këtë nismë
Shqiptarët dhe grekët janë 2 nga popujt me të vjetër të Ballkanit dhe kanë pasur një marrëdhënie tm mirë dhe pse ka pasur disa lojëra ballkanike.
Greqia sot është atdheu i 2-të i shumë prej bashkëkombësave tanë.
Nga ana tjetër minoriteti grek është vlerë e shtuar për ne.
Përveçse vend fqinj Greqia mbete një nga 3 partnerët tanë në tregti.
Të nderuar kolegë politika duhet të jetë pjesë e zgjidhjeve dhe jo e problemeve ne duam të finalizojmë sa më shpjet marrëveshjen si me Italinë për pensionet.
Kemi synuar vazhdimisht dhe jemi shprehur vullnetin e mirë për të ndërruar një marrëdhënie të mirë pasi kjo na ndihmon edhe ne.” u shpreh Çuçi.