Në qytetin e Beratit, Policia ka arrestuar 4 persona që shisnin doza kanabisi, pas një hetimi njëmujor të udhëhequr nga Prokuroria. Operacioni i koduar “Lidhjet” ka rezultuar në kapjen e H. A. (56 vjeç), A. A. (29 vjeç), E. A. (20 vjeç), të cilët janë baba dhe dy djem të tij, si dhe E. G. (38 vjeç), një lidhje shoqërore e tyre.
Gjatë aksionit, Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kanabisi të ndarë në doza për shitje, disa fishekë arme gjahu pa leje dhe 4 celularë. Hetimet kanë zbuluar se të arrestuarit ishin të organizuar si grup për shpërndarjen e drogës në qytet.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Beratit për veprime të mëtejshme.