Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë Kombëtare foli për projektligjin e Policisë së Shtetit.
Ai u shpreh se ky projekt ligj është mbështetur nga partnerët ndërkombëtar.
“Reformim dhe ngritje në një nivel tjetër i Policisë së Shtetit.
Nisma ka marrë mbështetjen e partnerëve si një reformë e thellë dhe progresive.
Ligji do të na mundësojë adresimin e rekomandimeve kryesore të organizmave ndërkombëtare për të plotësuar struktura që nuk i kemi, forcojmë strukturat që kemi dhe të bëhet gjithçka për të parandaluar konfliktin e interesit, duke mos harruar objektivin për të mos mundësuar hapësira për korrupsion”, u shpreh ai.