-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Postblloqet jane e shkuara, dhjetori sjell ndryshime

Kryesoret

Në një mbledhje të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka diskutuar projektligjin e ri ‘Për Policinë e Shtetit’. Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se koncepti i postblloqeve është një praktikë që i takon së shkuarës.

“Postblloqet janë të kaluar, jam i gatshëm të shkojmë deri ne Librazhd të shohim a ka postblloqe,” deklaroi Balla.

Balla gjithashtu njoftoi se një projekt digjital i ri do të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti, i cili do të përfshijë instalimin e kamerave dhe radarëve në qytetet kryesore të vendit. Ky projekt synon heqjen e plotë të postblloqeve dhe përmirësimin e efikasitetit të forcave të rendit.

“Ne po punojmë me autoritetet shqiptare për një sistem të ri digjital që do të përfshijë kamera dhe radarë në qytetet kryesore për të garantuar heqjen e postblloqeve”, tha Balla.

Ai sqaroi se aktualisht ka një mbulim të përkohshëm nga ana e policisë, pasi kamera dhe radarët nuk janë akoma të instaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit