-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse u ndërpre interneti në të gjithë botën? CrowdStrike shpjegon arsyet

Kryesoret

Internetit në mbarë botën ka pësuar një ndërprerje masive mëngjesin e së premtes, e cila ka shkaktuar probleme të mëdha për banka, linja ajrore, media dhe kompani telekomunikacioni. CrowdStrike, kompania kryesore e sigurisë kibernetike, konfirmoi se shkaku i këtij kolapsi ishte një problem teknik i lidhur me përditësimin e fundit të softuerit të tyre Falcon Sensor.

Në një deklaratë për media, CrowdStrike tha se ndërprerja e shërbimeve ka ndodhur për shkak të problemeve me përditësimin e sistemit, i cili ka prekur drejtpërdrejt sistemet e Windows në të gjithë botën, duke shkaktuar “ekranin blu të vdekjes” në shumë kompjuterë dhe laptopë.

“CrowdStrike është në dijeni të raportimeve për rrëzime në hostet e Windows të lidhura me Falcon Sensor,” tha kompania.

Në lidhje me këtë incident, Microsoft njoftoi se shërbimet e saj ‘cloud’ janë rikthyer kryesisht, por nuk është ende e qartë nëse kjo është e lidhur me problemet e CrowdStrike.
Për momentin, CrowdStrike është duke punuar për të zgjidhur problemet dhe për të rikthyer sistemet në gjendje normale.

Kërkohet më shumë kohë për të verifikuar nëse ka pasur ndonjë malware të lënë nga hakerët dhe për të siguruar që të dhënat nuk janë prekur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit