Gjykata e Korçës ka vendosur masën e arrest shtëpie për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili dy ditë më parë shkaktoi panik në lagjen 16 të qytetit të Korçës duke qëlluar disa herë me automatik nga ballkoni i shtëpisë së tij.
Naska, i cili kishte bërë rezistencë ndaj policisë për rreth dy orë duke kërcënuar se do të hapte zjarr, është dorëzuar pas negociatave nga njësitet speciale RENEA. Shkak për vendosjen e masës së arrestit në shtëpi ishin mosha e avancuar e të pandehurit dhe problemet e tij të shëndetit mendor.
Për fat të mirë, ngjarja përfundoi pa të lënduar.