-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avionët izraelitë godasin objektiva në Jemen

Kryesoret

Ushtria izraelite njoftoi të shtunën se avionët e saj luftarakë goditën objektiva ushtarake të grupit Huthi në zonën e portit Hodeidah në Jemen, në kundërpërgjigje të qindra sulmeve të bëra ndaj Izraelit gjatë muajve të fundit.

Al-Masirah TV, kanali kryesor televiziv që drejtohet nga grupi Huthi, raportoi se sulmet u bënë ndaj objekteve të hidrokarbureve në këtë port dhe se pati viktima.

Banorë të Hodeidahut i thanë nëpërmjet telefonit agjencisë së lajmeve Reuters se shpërthimet dëgjoheshin në mbarë qytetin gjatë bombardimeve intensive.

Të premten, një dron i prodhimit iranian me rreze të gjatë veprimi goditi në qendër të Tel Avivit. Grupi paraushtarak huthi mori autorësinë e sulmit. Sipas ushtrisë izraelite dhe shërbimeve të emergjencës nga sulmi u vra një person dhe u plagosën katër të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit