-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detajet/ Gruaja në shtëpi, si i dha fund jetës 45-vjeçari që mori në qafë klientët me kredi

Kryesoret

Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës vuri nën sekuestro dy shoqëri tregtare të mikro-kredive, MCA dhe FINAL, të cilat funksionin si skema mashtrimi me pasojë zhvatjen e parave e pasurive të qindra qytetarëve, njëri prej të akuzuarve për çështjen ka kryer vetëvrasje.

45-vjeçari Olsi Ibro është vetëhedhur nga një pallat në rrugën ‘Ramazan Shijaku’, pranë stacionit të Trenit në Tiranë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.

E përfshirë në skemën e mashtrimit me mikroreditë është edhe bashkëshortja e 45-vjeçarit të ndjerë, Elsa Ibro, për të cilën gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Si funksiononte skema mashtruese?

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës nisi pas kallëzimit të bërë nga Ministria e Drejtësisë më 25 Shkurt 2020 ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH si dhe përmbaruesve të tyre.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga aktet e administruara rezulton se këto shoqëri morën nga banka ‘ProCredit’ 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite.

Me një shumë totale prej 7.299.203 euro përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes, ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat apo makinat.

Për likuidimin e këtyre kredive të blera nga MCA, dyshohet se është përdorur vjedhja. Duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e dispononte si portofol agjencia financiare MCA.

Me marrjen e një kredie të re pranë agjencisë financiare MCA zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë agjencia financiare MCA shfaqej me kërkesën për likuidimin e shumave të tjera.

Kjo skemë është përdoruar tek kredimarrës të ndryshëm, të cilët rezultojnë të jenë viktima të vjedhjes së pasurisë së tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike.

I jep fund jetës i akuzuari për skandalin me mikrokreditë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit