Minatorët e Stan Tërgut Kosovë kanë hyrë në grevë të re të tretën brenda këtij viti si pasojë e mosekzekutimit dhe vonesës së pagave.
Sindikata tha se greva e nisur që prej njëmbëdhjetë ditësh do të vazhdojë, derisa atyre të mos u dalin pagesat. Në menaxhmentin e Trepçës u ankuan për mungesë të fondeve teksa e bënë zotimin se rrogat do të jepen së shpejti.
Për të tretën herë brenda këtij viti, minatorët e njësisë së Stan Tërgut kanë ndërprerë punën, si pasojë e mosekzekutimit të serishëm të pagave.
Në Sindikatën e Pavarur të Minatorëve të Trepçës, thanë se greva e re e nisur që prej njëmbëdhjetë ditësh, do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave për ekzekutimin e pagave të plota për minatorët.
Ibrahim Januzi, përfaqësues i kësaj Sindikate, është ankuar se marrëveshja e arritur vitin e shkuar me deputetë të Kuvendit nuk ka gjetur zbatim.