Real Madrid pritet të përfitojë shumë financiarisht nga blerja e Kilian Mbapes, i cili ka zëvendësuar me sukses Kristiano Ronaldon në ekip. Projeksionet tregojnë se vetëm brenda një sezoni mund të shiten 4 milionë fanella me emrin e Mbapes, duke sjellë të ardhura prej 300 milionë euro për klubin spanjoll.
Kjo shifër është pesëfish më e madhe sesa shiti i fanellave të Xhud Belinghams sezonin e kaluar. Adidas, sponsorja e Real Madrid, do të përfitojë edhe ajo shumë nga imazhi i Mbapesë, duke siguruar investime të mëdha financiare në klub. Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, është i lumtur me suksesin sportiv dhe financiar të klubit të tij, i cili është një nga klubit më të fuqishëm në Spanjë dhe në Evropë, duke kaluar pa probleme edhe pandeminë e Covid-19.