Sot, në Nion të Zvicrës në orën 14:00, do të zhvillohet shorti për turin e tretë të Ligës së Konferencës. Kjo ligë po përfshin dy ekipet shqiptare, Partizanin dhe Egnatian, të cilat janë ende në garë.
Egnatia, pasi u eliminua nga Champions League në duelet me Borac, ka përfunduar në grupin e ekipeve kampione dhe po pret rivalët e mundshëm si Flora Talin, Piunik, Dinamo Batumi, Hamrun Spartans dhe Ballkani. Ndërsa Partizani, pas fitores ndaj Marsaslok, ka përfunduar në turin e dytë dhe do të përballet me Iberian.
Sot në mëngjes pritet të publikohet lista e plotë e kundërshtarëve të mundshëm, ndërsa në 14:00 do të bëhet shorti që do t’i caktojë këta rivalë.