Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi në Këshillin Bashkiak.
Meta shprehet se Veliaj është përgjegjësi kryesor në atë që ndodhi në mbledhje.
“Sot ka ndodhur një incident i rëndë në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, Erion VEliaj, shefi i 5D, vrasësi i Ardit Gjoklajt dhe përgjegjësi për të gjithë këto probleme të jashtëzakonshme që kanë qytetarët e Tiranës ka provokuar Tedi Blushin dhe ka ftuar për të provkuar sekretarin thonë një qen bir qeni që quhet Halit Valteri, një maskara, horr, vagabong, që priste tre orë për të bërë një foto me mua kur ishte me Fahri Balliun dhe që përdoret në mënyrë më mizore nga prindi 2 për të provokuar sekretarin tonë, që i ka dhënë përgjigjen e merituar”, shprehet Meta.
Ai thekson se Veliaj me këtë akt ka hyrë në luftë me Partinë e Lirisë.
“Asgjë që nuk do të na ndalë derisa Veliaj të shkojë në burg pasi ka uzurpuar kompetencat e këshillit bashkiak Tiranë për inceneratorin që nuk ekziston”, thotë Meta.