Banorët e një pallati në Pogradec janë përballur me një tronditje të madhe gjatë natës pasi një shpërthim i fuqishëm me tritol ndodhi në sheshpushimin e katit të dytë. Një prej tyre ka treguar për mediat se pas shpërthimit, tërë pallati u trondit dhe u duk sikur ra.
“Ishte rreth ora 2:05 kur u ngritëm për në tualet dhe ndjeva një shpërthim të fuqishëm. Na u duk sikur ra pallati. E hëngrën më shumë ato pastrueset. Se po fshinin të shkretat, por iu ranë në kokë tullat e pallatit. Ato ulëritën. Vonë ka ardhur policia dhe zjarrfikësja. Na u duk tmerr, si bëjnë ata në Izrael e Palestinë. Ne thamë se na erdhi rusi”, tha banori.