-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

15 mijë Euro në xhep! Arrestohen zhvatësit e biznesmenëve në Lezhë

Kryesoret

Dy persona janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim për mashtrim dhe gjobëvënie ndaj bizneseve në Lezhë. Mashtrimi bëhen përmes komunikimit në aplikacionin Signal në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore, apo zyrtarëve të lartë. Shkëlqim Domi 35 vjeç dhe Saimir Sallaku 37 vjeç, të dy banues në Shijak u arrestuan dhe Shefik Kurti 63 vjeç banues në Itali u shpall në kërkim.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku në bashkëpunim me shtetasin Shefik Kurti  më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore. Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë.

Në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur një Tiranë, ku këta shtetas kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit