-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Jam Pjerini’! Zhvatën biznesmenin, kapen mashtruesit, Ndreu: Denonconi

Kryesoret

Dy persona u arrestuan në Lezhë dhe një tjetër u shpall në kërkim për mashtrim. Shkëlqim Domi, Saimir Sallaku, të arrestuar dhe Shefik Kurti në kërkim, sipas policisë mashtronin biznesmenë të ndryshëm në emrin e institucioneve vendore, madje në emrin e kryetarit të bashkisë Pjerin Ndreu.

Autorët përdorën emrin e Ndreut duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash biznesmenit Ylli Ukja, që njëkohësisht është presidenti i klubit të basketbollit “Besëlidhja”.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku, në bashkëpunim me shtetasin Shefik Kurti, më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore.

Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë. Ku këtë herë kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro”, njofton policia.

Për ngjarjen ka reaguar edhe vetë Ndreu në një postim në rrjetet sociale. “Nje mik, biznesmen nga Lezha, ka rene pre e nje mashtrimi, ku disa shtetas,  te panjohur per mua, kane perdorur emrin tim per ti marre para!

Para ca ditesh ne e kapem situaten, denoncum, dhe u be e mundur kapja e autoreve nga ana e Policise Lezhe! Nese ka persona te tjere qe kane rene pre e ketij mashtrimi, ju lutem te denonconi ne polici” shkruan ai.

15 mijë Euro në xhep! Arrestohen zhvatësit e biznesmenëve në Lezhë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit