-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është djali i biznesmenit që plagosi në festë një vajzë me dy vëllezërit?

Kryesoret

Një festë e orëve të vona në një nga restorantet më luksoze në rrugën e Kavajës në Tiranë përfundoi me 3 të plagosur me armë zjarri, anëtarë të së njëjtës familje, motra dhe vëllezërit.

Festa në rreth shoqëror e familjar përfundoi me gjakderdhje, pasi në mesin e të ftuarve VIP ishte dhe një person i armatosur. Report Tv shkruan se Edison Elezaj 32 vjeç djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i ujit “Lajthiza”, kishte me vetë një armë zjarri që policia thotë se ishte pa leje.

Gjatë festës pas mesnate, arma është shkrepur dhe për pasojë mbetën të plagosur 3 familjarë, motra me dy vëllezërit. Vajza 36 vjeç binjake me vëllain, dhe më i vogli mes tyre, 34 vjeç u paraqitën rreth orës 01:35 në një spital privat në Tiranë me dëmtime të shkaktuara nga arma e zjarrit – thotë policia në një njoftim zyrtar.

Vëllezërit kanë lënë spitalin pasi kanë marrë mjekim, ndërsa vajza 36-vjecare – thotë policia – është ende nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.

Festa për pak kthehet në tragjedi në Tiranë, 3 të plagosur me armë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit