Në Gjykatën e Fierit, seanca për kërkesën e lirimit të parakohshëm të Fredi Belerit shtyhet për herë të dytë.
Avokatët argumentuan se Beleri ka shlyer më shumë se 2/3 të dënimit të tij, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk disponon ende dokumentacionin për këtë çështje.
Avokati i Belerit, Geni Gjyzari, akuzoi qëndrimin unik të kryeministrit Rama në këtë rast, duke thënë se kjo mund të ketë lidhje me zgjedhjet vendore në Himarë më 4 gusht.
Seanca e radhës është caktuar për datën 29 korrik në orën 09:30.