Një 24-vjeçar u arrestua në Tiranë pasi theu masën e “Arrestit në shtëpi”, duke u kapur në flagrancë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një thikë në Sauk.
Autoritetet zbuluan lëndën narkotike dhe mjetin prerës gjatë një kontrolli fizik. Shtetasi, i identifikuar si S.I. nga Peqini, është ndaluar për shkeljen e masës së sigurisë, vendosur nga Gjykata e Elbasanit.
Procedurat e mëtejshme do të drejtohen nga Komisariati i Policisë Peqin.