-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre të plagosur në festë/ Në kërkim djali i biznesmenit, arrestohen dy të tjerë (Detajet)

Kryesoret

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim Edison Elezajn 32 vjeç, djali i biznesmenit Hajri Elezaj për plagosjen e trefishtë mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë sapo ka ndodhur plagosja aksidentale pasi arma është shkrepur nga 32-vjeçari në një lokal në Rrugën e Kavajës, dy të arrestuarit Arjan Dushaj 38 vjeç dhe Dardan Zalli 35 vjeç e kanë marrë pistoletën pa leje dhe e kanë fshehur.

Policia nga kërkimet ka arritur që të zbulojë armën duke e sekuestruar, por djali i biznesmenit është arratisur.

NJOFTIMI I POLICISE

– u shpall në kërkim Edison Elezaj 32 vjeç djali i biznesmenit Hajri Elezaj, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;

– u arrestuan Arjan Dushaj 38 vjeç, dhe Dardan Zalli 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Pas kryerjes së krimit nga Edison Elezaj, dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj

.

Kush është djali i biznesmenit që plagosi në festë një vajzë me dy vëllezërit?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit