Një vatër zjarri është shfaqur në malin e Rrencit në Lezhë ndërmjet fshatrave Malecaj dhe Koljakaj.
Flakët janë duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe poshtë saj ndodhen disa banimi.
Të parët janë angazhuar banorët për të mbajtur larg flakët, ndërsa drejt zonës është nisur edhe shërbimi zjarrfikës.
Nuk dihet ende sesi nisi ky zjarr, por ka dyshime që flakët të jenë shkaktuar nga pakujdesia.