Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve draftin e dakordësuar mes opozitës dhe mazhorancës.
Gjiknuri tha se për votën e diasporës listat do të jenë publike në KQZ dhe çdo votues që ka një adresë mund të regjistrohet në listën zgjedhore.
Ndërsa përsa i përket listës për kandidatët e partive tha se 1/3 është e fiksuar dhe pjesa tjetër për konkurrim.
“Po të vesh re, 80 mandate mund të jenë në lojë të hapur, pjesa tjetër është e fiksuar. Pse nuk e lëmë totalisht të hapur? Ka një parim, ligji zgjedhor duhet të jetë uniform. Ligji duhet të jetë uniformë, ODHIR tha që uniformiteti është I detyrueshëm sepse konfuzon votuesin dhe nuk zbatohet ligji në mënyrë të njëjtë, pra i njëjti ligj që vlen për një parti duhet të vlejë edhe për një parti tjetër”, tha Gjiknuri.