-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mandati i Xhaçkës? Çuçi ‘nuk pyet’ për Kushtetuesen: Do të votoj si të më dojë mendja mua

Kryesoret

PS injoron thirrjet e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës. “Nuk kemi frikë, do votoj si të më dojë mendja mua” deklaroi Bledi Çuçi. Sipas tij, votimi në Kuvend do kryhet në formë të pavarur sepse e lejon Kushtetuta.

“Nuk e di ca vendimi keni lexuar ju që thoni urdhëron. Në radhë të parë, të jemi të qartë pjesa urdhëruese, diapozitivi shfuqizon vendimet. Këtu është misioni i Gjykatës Kushtetuese, ka të drejtë të shfuqizojë çdo ligj, çdo nen që mendon se është në kundërshtim.

Nuk krijon norma të reja juridike, e aq më tepër kushtetuese. Ajo është pjesë arsyetuese, ka 3 pjesë dhe janë pjesë e vendimit. Pra, ka 3 arsyetime. Të treja janë arsyetime kushtetuese. Padiskutim nuk ka asnjë vendim të GJK, që ne mos e kemi zbatuar.

Padiskutim! Kur thotë shfuqizohen, nuk janë më në fuqi! Kur vjen puna te interpretimi është punë tjetër, si do ma zhbësh mua nenin 79 që citova kur më thotë se ti je i pavarur dhe s’ke përgjegjësi për votën?! Ky nen nuk është interpretuar nga GJK, ato që lexove ti janë opinione.

Prandaj dua të vij te interesi publik se këtu ushtrohet një e drejtë. Ore a ka konflikt interesi Xhaçka? Kushtetuta u jep të drejtë 1/5 të deputetëve që ta çojnë çështjen për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, gjë që ka ndodhur. Kushtetuta thotë nuk mban përgjegjësi për votën, ke pavarësi për votën. Se po shkatërruam këtë, e kemi deformuar demokracinë” tha ai. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit