Në aksin Thumanë-Kashar po mbahet protesta nga banorët e rrethit Krujë.
Në protestë u krijuan tensione mes policisë dhe banorëve pasi ata çanë kordonin dhe bllokuan aksin Thumanë-Kashar.
Banorët shprehen se janë bllokuar hyrje dhe daljet në rrugë dhe nuk kanë akses në aksin Thumanë-Kashar.
“Rruga e re Thumanë-Kashar ka bërë që shumë biznese tonat, të shkojnë drejt falimentimit. Ne nuk kemi akses në rrugën Thumanë-Kashar. Na kanë bllokuar hyrje-daljet në rrugë”, kanë thënë protestuesit.
Për shkak të protestës është bllokuar edhe qarkullimi i makinave.