-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji nxjerr ‘sukseset’ e hetimit: SPAK të hetojë skandalin e TIMS-it

Kryesoret

Një ditë më parë u mbyll puna e Komisionit Hetimor për ndërhyrjen në të dhënat e sistemit TIMS, Ervin Salianji që drejtoi për 4 muaj punën në Komision ka publikuar gjetjet që sipas tij faktojnë abuzimet.

Sipas gjetjeve, deputeti i PD teksa i referohet dokumenteve thotë se Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për t’u emëruar në detyrën e Drejtorit të Departamentit të IT-së.

“Nga gjetjet e Komisionit Hetimor ka rezultuar se  Ervin Muça, me detyrë Drejtor i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Sistemeve, Besjon Tanuzaj, dhe punonjës të tjerë të Departamentit të IT-së, kanë kryer një sërë shkeljesh ligjore, duke vënë në rrezik sigurinë e sistemit të dhënave TIMS.

Për hetimin e rolit dhe veprimtarisë së paligjshme të këtyre shtetasve, vlerësojmë se është e nevojshme të kryhet një hetim i plotë, i thelluar dhe i gjithëanshëm nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kjo e fundit mund të nxjerrë në dritë edhe fakte të reja të paligjshme, ashtu si edhe të identifikojë persona të tjerë, që mund të jenë identifikuar gjatë hetimit parlamentar’ shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit