Deputeti demokrat Dash Sula në mbledhjen e komisionit të ligjeve ka shprehur kritika për draftin e rënë dakord mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.
Sula tha se drafti ka mbërritur vetëm gjysëm ore para nisjes së mbledhjes dhe nuk ka pasur kohë që të diskutohet.
Ai shprehet që gjithçka është vlerësuar, vulosur dhe ka ardhur këtu.
“Votimi i 21 prillit 2008, më kujtohet mirë kur ishte kryetari i komisionit Rusjmali dhe u diskutua me shpejtësi të madhe, thjesht anëtarët e komisioneve të ligjeve ngrinin dorën. E njëjta skene po përsëritet në 2024, të diskutojmë çfarë tha Mediu, na jepni kohën që t’i lexojmë dhe t’i diskutojmë nesër”, tha Sula.
Drafti final/ Ka marrëveshje, voton Diaspora, hapen 2/3 e listës për deputetë