-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turistja franceze rrëzohet nga përroi në Përmet, dërgohet drejt spitalit të Traumës

Kryesoret

Një turiste franceze ka mbetur e lënduar pasi u rrëzua nga një përrua në fshatin Kosovë në Përmet.

Turistja franceze së bashku me 5 të tjerë ka qenë duke eksploruar me këmbë zonën dhe është rrëzuar duke dëmtuar gjymtyrë dhe nuk mund të vijonte punën në këmbë.

‘Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me shërbimet e emergjencave civile dhe ekipin mjekësor bënë të mundur nxjerrjen e saj, në një vend ku helikopteri mund të ulej, dhe e transportoi drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka marrë njoftimin se në fshatin Kosovë, njësia administrative Piskovë, 5 turistë francez, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në një luginë (përrua), ku njëra prej tyre ishte rrëzuar dhe kishte dëmtuar gjymtyrë dhe nuk mund të vijonte rrugën në këmbë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet e emergjencave civile dhe ekipin mjekësor u nisën në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.’- njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit