Arrestohet në Tiranë Ylard Lala, djali i biznesmenit Ymer (Korab) Lala gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit për aksionin kundër lojërave të fatit.
Lala, punonjës i Gardës së Republikës, kishte nën administrim një lokal në rrugën “Andon Zakon Çajupi”, ku gjatë një kontrolli të bërë nga Policia u zbuluan në flagrancë edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin duke luajtur në tavolinën e pokerit.
Policia ka publikuar pamjet e operacionit të koduar “Poker 2” në lokalin që administrohej nga djali i biznesmenit.